Ndërtesë multifunksionale e ndodhur në zemër të kryeqytetit, e cila ofron apartamente elegante, zyra komode dhe ambiente komerciale moderne.
Residenca Scanderbeg është një objekt unik banimi dhe shërbimesh 9 dhe 13 kate mbi tokë me 1 kat shërbimi nëntoke dhe 3 kate parkimi nëntoke. Ndodhemi në zonën më ideale për jetesë dhe zhvillim biznesi.
Scanderbeg Reidence ndodhet vetëm pak minuta larg qëndrës dhe me akses të pakrahasueshëm me të gjitha institucionet qëndrore e vendore të kryeqytetit.
Objekti përbëhet nga 4 kate nëntoke, ku 3 nga të cilët do të perdoren për parking. Kati -1 dhe kati përdhe do të shfrytëzohen për ambiente tregtare. Kati i parë mbitokë do të përdoret për zyra dhe nga kati i dytë deri në katin e dymbëdhjetë do të përdoret për ambiente banimi. Në objekt aplikohen standartet më të larta të inovacionit në ndërtim. Fasada e objektit është projektuar si fasadë e ventiluar me veshje strukturale me shtresë termoizolimi dhe pllakë qeramike HT (high teck). Dritaret janë me vetratë termike me kasë alumini, xham tripleks me mbushje me gaz argon që mundëson izolim termik dhe akustik,grilë me membranë akustike. Aplikimi i sistemit të ngrohjes me chiller mundëson rritjen e eficencës energjitike të ndërtesës.
Gjithashtu në këtë objekt aplikohen normativat më të fundit evropiane për sistemet e mbrojtjes kundra zjarrit. Konstruksioni i objektit është me sistem beton-arme dhe me mure tulle. Soletat e kateve ndërtohen me soletë monolite betoni të armuar. Për ndërtimin e objektit përdoren betone të markave më të larta, specifikisht M370 për soletat dhe M450, M500 për kolonat.
Shtresat e dyshemeve të ndërkateve janë të paisura me membranë zë-izoluese që ndalon zhurmat në ndarjet ndërmjet apartamenteve. Shtresat e taracës ndërtohen me shtresë hidroizolimi, shtresë termoizolimi dhe shtresë avullizuese. Në sipërfaqen e lire në perëndim të objektit zhvillohet një hapsirë rekreacioni me sipërfaqe të gjelbërta dhe stola në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës dhe mirëqënjes tek banorët. Stolat prej betoni të pozicionuara sipër kollonave të ajrimit mundësojnë ajrimin e kateve të nentokës. Në qendër të kesaj hapësire është ndërtuar një atrium në formë rrethore më diametër 5.75 m që mundëson edhe ndricimin natyral të kateve të nëntokës.
Jemi zgjedhja ideale për zyra dhe çdo aktivitet tregtar. Përveç një qëndre prestigjoze me standartet më të larta të inovacionit në ndërtim, ky projekt garanton për bizneset zgjidhje të personalizuara të hapësirave.
Me qëllim përmirësimin e jetës kemi krijuar hapësira të posaçme të përbashkëta të cilat do të ofrojnë gjithashtu maksimumin e dritës natyrale. Ofrojmë apartamente elitare në zemër të Tiranës, të përshtatura posaçërisht për ju.