Palazzo Viridario 3

Palazzo3
PALAZZO3-1
PALAZZO3-1 featured
2_15 - Photo
2_14 - Photo
2_13 - Photo
1_4 - Photo
1_1 - Photo
L2 Palazzo2 (2)
L2 Palazzo2 (1)

Kompleksi Viridario plotesohet me objektin e 3-te Palazzo Viridario. I pozicionuar në një ndër zonat më të bukura të Tiranes, pranë liqenit artificial dhe pikave strategjike të qytetit, vazhdon të garantojë standartin më të lartë të ndërtimit. Objekti ka orientim Jug,Lindje dhe Perëndim. Sipërfaqja totale e ndërtimit 5511.1 m2 orgainizohet në 2-8-10 kate mbi bazament me tipologji apartamentesh 1+1, 2+1, 3+1, dy kate janë pjese e dedikuar biznesit dhe 3 kate parkim nëntokë.

-Objekti është ndërtuar me betone të markave të larta ku theksohet M370 për soletat dhe M450, M500 për kolonat.

-Fasada e objektit është fasadë e ventiluar me pllakë qeramike HT (pllakë vetlarje), ku me shiun e parë dhe të dytë pllaka kthehet në gjendjen fillestare. Fasada është projektuar si fasadë e ventiluar me veshje strukturale me shtresë termoizolimi dhe pllaka qeramike HT ( high tech). Për shkak të dendësisë së dhomave të apartamenteve, fasada përmban një numër të lartë të dritareve, ku synimi i dizenjimit të fasadës është krijimi i një ritmi të rregullt të çarjeve dhe grupimi i tyre në module lehtësisht të lexueshme.

-Për sa i përket mureve ndarës të apartamenteve janë me izolim akustikë që ndalon zhurmat ndërmjet apartamenteve dhe banorët nuk shqetësojnë njeri-tjetrin. Gjithashtu kubatura e kateve të nëntokës është e lartë dhe me soletë flat slab pa trarë në mes.

-Për shkak se volumet e kateve nëntokë të parkimit janë të sfazuara, 2 prej ashensorëve shkojnë deri në katin e 3 të nëntokës ndërsa i treti fillon në nivelin e katit përdhe.

-Sipërfaqja e lirë në perëndim të objektit është shfrytëzuar për hapësira rekreative dhe shplodhëse. Hapësirat e gjelbërta janë të plotësuara me shkurre dekorative dhe pemë të larta dhe përgjatë pasazheve do të ketë stola druri.

-Konstruksioni i objektit është me sistem beton-arme dhe mure me tulla. Soletat e kateve janë me soletë monolite pa trarë në mes sistemi zvicerian flat slab. Marka të larta 370 për soletën.

-Rëndësi i është kushtuar dhe rrjetit të aspirimit dhe të kondicionimit duke i bërë aspirimin e kuzhinave me linjë të veçantë për çdo apartament.

Objekt me 9 kate banimi dhe shërbimesh me 3 kate parkime nëntokësore.
Ofrojme ambiente bashkëkohore për kompanitë e mëdha ose bizneset e vogla që dëshirojnë të bejnë një investim-zhvillim afatgjatë në Palazzo Viridario 3.
Hapësirat janë lehtësisht të përshtatshme në varësi të kërkesave të biznesit tuaj për zyra, salla mbledhjesh apo ambiente të tjera pune. Në një distancë të shkurtër nga gjithë institucionet kryesore dhe me parkim të garantuar, në zonën më të gjelbëruar të Tiranes.
Palazzo Viridario 3 do të jetë investimi më i vlefshëm për apartamente apo zhvilimin e biznesit tuaj dhe imazhit të tij.


Vendndodhja:
Rruga e Kosovarëve
Kate mbitokë:
2, 8 dhe 10
Kate nëntokë:
3
Fillimi i punimeve:
2020
Përfundimi i punimeve:
2022
Sipërfaqe ndërtimi:
5511.1 m2
https://kasogroup.al/wp-content/uploads/sites/4/2021/03/Kaso-Construction-new.png

Copyright by KASO Construction. All rights reserved | Designed by E.M