HomeProjektet

Projektet


Bring to the table win-win survival strategies to ensure proactive domination. At the end of the day, going forward, a new normal that has evolved from generation X is on the runway.
skenderbeg3
skenderbeg2
skenderbeg1
rezidenca-scanderbeg-kaso-rruga-cameria-foto-10
rezidenca-scanderbeg-kaso-rruga-cameria-foto-09
rezidenca-scanderbeg-kaso-rruga-cameria-foto-08
rezidenca-scanderbeg-kaso-rruga-cameria-foto-05
planimetri skenderbeu
plani skenderbeu3
plani skenderbeu2

Ndërtesë multifunksionale e ndodhur në zemër të kryeqytetit, e cila ofron apartamente elegante, zyra komode dhe ambiente komerciale moderne.

Residenca Scanderbeg është një objekt unik banimi dhe shërbimesh 9 dhe 13 kate mbi tokë me 1 kat shërbimi nëntoke dhe 3 kate parkimi nëntoke. Ndodhemi në zonën më ideale për jetesë dhe zhvillim biznesi.
Scanderbeg Reidence ndodhet vetëm pak minuta larg qëndrës dhe me akses të pakrahasueshëm me të gjitha institucionet qëndrore e vendore të kryeqytetit.

Objekti përbëhet nga 4 kate nëntoke, ku 3 nga të cilët do të perdoren për parking. Kati -1 dhe kati përdhe do të shfrytëzohen për ambiente tregtare. Kati i parë mbitokë do të përdoret për zyra dhe nga kati i dytë deri në katin e dymbëdhjetë do të përdoret për ambiente banimi. Në objekt aplikohen standartet më të larta të inovacionit në ndërtim. Fasada e objektit është projektuar si fasadë e ventiluar me veshje strukturale me shtresë termoizolimi dhe pllakë qeramike HT (high teck). Dritaret janë me vetratë termike me kasë alumini, xham tripleks me mbushje me gaz argon që mundëson izolim termik dhe akustik,grilë me membranë akustike. Aplikimi i sistemit të ngrohjes me chiller mundëson rritjen e eficencës energjitike të ndërtesës.

Gjithashtu në këtë objekt aplikohen normativat më të fundit evropiane për sistemet e mbrojtjes kundra zjarrit. Konstruksioni i objektit është me sistem beton-arme dhe me mure tulle. Soletat e kateve ndërtohen me soletë monolite betoni të armuar. Për ndërtimin e objektit përdoren betone të markave më të larta, specifikisht M370 për soletat dhe M450, M500 për kolonat.

Shtresat e dyshemeve të ndërkateve janë të paisura me membranë zë-izoluese që ndalon zhurmat në ndarjet ndërmjet apartamenteve. Shtresat e taracës ndërtohen me shtresë hidroizolimi, shtresë termoizolimi dhe shtresë avullizuese. Në sipërfaqen e lire në perëndim të objektit zhvillohet një hapsirë rekreacioni me sipërfaqe të gjelbërta dhe stola në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës dhe mirëqënjes tek banorët. Stolat prej betoni të pozicionuara sipër kollonave të ajrimit mundësojnë ajrimin e kateve të nentokës. Në qendër të kesaj hapësire është ndërtuar një atrium në formë rrethore më diametër 5.75 m që mundëson edhe ndricimin natyral të kateve të nëntokës.

Jemi zgjedhja ideale për zyra dhe çdo aktivitet tregtar. Përveç një qëndre prestigjoze me standartet më të larta të inovacionit në ndërtim, ky projekt garanton për bizneset zgjidhje të personalizuara të hapësirave.

Me qëllim përmirësimin e jetës kemi krijuar hapësira të posaçme të përbashkëta të cilat do të ofrojnë gjithashtu maksimumin e dritës natyrale. Ofrojmë apartamente elitare në zemër të Tiranës, të përshtatura posaçërisht për ju.


Palazzo3
PALAZZO3-1
PALAZZO3-1 featured
2_15 - Photo
2_14 - Photo
2_13 - Photo
1_4 - Photo
1_1 - Photo
L2 Palazzo2 (2)
L2 Palazzo2 (1)

Kompleksi Viridario plotesohet me objektin e 3-te Palazzo Viridario. I pozicionuar në një ndër zonat më të bukura të Tiranes, pranë liqenit artificial dhe pikave strategjike të qytetit, vazhdon të garantojë standartin më të lartë të ndërtimit. Objekti ka orientim Jug,Lindje dhe Perëndim. Sipërfaqja totale e ndërtimit 5511.1 m2 orgainizohet në 2-8-10 kate mbi bazament me tipologji apartamentesh 1+1, 2+1, 3+1, dy kate janë pjese e dedikuar biznesit dhe 3 kate parkim nëntokë.

-Objekti është ndërtuar me betone të markave të larta ku theksohet M370 për soletat dhe M450, M500 për kolonat.

-Fasada e objektit është fasadë e ventiluar me pllakë qeramike HT (pllakë vetlarje), ku me shiun e parë dhe të dytë pllaka kthehet në gjendjen fillestare. Fasada është projektuar si fasadë e ventiluar me veshje strukturale me shtresë termoizolimi dhe pllaka qeramike HT ( high tech). Për shkak të dendësisë së dhomave të apartamenteve, fasada përmban një numër të lartë të dritareve, ku synimi i dizenjimit të fasadës është krijimi i një ritmi të rregullt të çarjeve dhe grupimi i tyre në module lehtësisht të lexueshme.

-Për sa i përket mureve ndarës të apartamenteve janë me izolim akustikë që ndalon zhurmat ndërmjet apartamenteve dhe banorët nuk shqetësojnë njeri-tjetrin. Gjithashtu kubatura e kateve të nëntokës është e lartë dhe me soletë flat slab pa trarë në mes.

-Për shkak se volumet e kateve nëntokë të parkimit janë të sfazuara, 2 prej ashensorëve shkojnë deri në katin e 3 të nëntokës ndërsa i treti fillon në nivelin e katit përdhe.

-Sipërfaqja e lirë në perëndim të objektit është shfrytëzuar për hapësira rekreative dhe shplodhëse. Hapësirat e gjelbërta janë të plotësuara me shkurre dekorative dhe pemë të larta dhe përgjatë pasazheve do të ketë stola druri.

-Konstruksioni i objektit është me sistem beton-arme dhe mure me tulla. Soletat e kateve janë me soletë monolite pa trarë në mes sistemi zvicerian flat slab. Marka të larta 370 për soletën.

-Rëndësi i është kushtuar dhe rrjetit të aspirimit dhe të kondicionimit duke i bërë aspirimin e kuzhinave me linjë të veçantë për çdo apartament.

Objekt me 9 kate banimi dhe shërbimesh me 3 kate parkime nëntokësore.
Ofrojme ambiente bashkëkohore për kompanitë e mëdha ose bizneset e vogla që dëshirojnë të bejnë një investim-zhvillim afatgjatë në Palazzo Viridario 3.
Hapësirat janë lehtësisht të përshtatshme në varësi të kërkesave të biznesit tuaj për zyra, salla mbledhjesh apo ambiente të tjera pune. Në një distancë të shkurtër nga gjithë institucionet kryesore dhe me parkim të garantuar, në zonën më të gjelbëruar të Tiranes.
Palazzo Viridario 3 do të jetë investimi më i vlefshëm për apartamente apo zhvilimin e biznesit tuaj dhe imazhit të tij.


kaso-shpk-viridario-2-new-mars-2021-1
kaso-shpk-viridario-2-new-mars-2021-3
p2_2 - Photo
p2_1 - Photo
kaso-shpk-viridario-2-new-mars-2021-5
kaso-shpk-viridario-2-new-mars-2021-4

Palazzo Viridario 2 është një ndërtesë rezidenciale me 19 apartamente dhe me një sipërfaqe totale ndërtimi 3743m2. Projekti me 2, 6, 7, 8 dhe 9 kate banimi ka 2 kate parkim nëntokë.
Është një projekt i cili me pozicionimin e tij në kryqëzim të rrugës “Ndreko Rino” me rrugën “Margarita Tutulani” favorizon bizneset duke ofruar hapësira me dritë dhe vizibilitet maksimal përmes vetratave në lartesinë e katit.

-Objekti është ndërtuar me betone të markave të larta ku theksohet M370 për soletat dhe M450, M500 për kolonat.

-Fasada e objektit është fasadë e ventiluar me pllakë qeramike HT, pllakë me aftësi vetlarje ku me reshjen e parë të shiut, kthehet në gjendje fillestare. Fasada është projektuar si fasadë e ventiluar me veshje strukturale me shtresë termoizolimi dhe pllaka qeramike HT ( high tech). Fasada përmban një numër të lartë të dritareve, ku synimi i dizenjimit të fasadës është krijimi i një ritmi të rregullt të çarjeve dhe grupimi i tyre në module lehtësisht të lexueshme.

Muret ndares dhe perimetrale

Muret ndarës mes ambienteve propozohen me 2 shtresa tulle anësore dhe material izolues lesh guri. Avantazhi kryesor i kësaj teknologjie është izolimi akustik, duke shmangur kalimin e zërave apo zhurmave nga një ambient në tjetrin. Një detaj shumë i rëndësishëm është vendosja e membranës protofonike nën mure. Ky shirit shmang kontaktin e drejtpërdrejtë të murit me soletën dhe bllokon kalimin e valëve akustike mes tyre, duke shmangur fenomenet e kalimit të tingujve nga njëri kënd i ndërtesës në tjetrin,ndersa veshja me poliuretan nën shtresat niveluese shmang përcjelljen e zhurmave nga njëri kat në tjetrin.

-Projekti konstruktiv është i realizuar me soleta të rrafshëta pa trare në mes të quajtura “flat slab” ku vlen për t’u theksuar sipërfaqja e objektit e pastër dhe estetike.

-Kati përdhe që do të shfrytëzohet për ambiente tregtare, kati i parë mbitokë që do të funksionojë për zyra dhe nga kati dytë deri në të nëntin do të jenë ambiente banimi. Katet e parkimit janë të sfazuara nga njeri tjetri me gjysëm kat dhe me një rampe lidhëse shumë të gjerë dhe pjerrësi shumë të ulët.

-Katet e nëntokës janë të ndërtuara me të gjitha sinjalistikat e nevojshme të saj dhe me ndriçues luminishent për ta bërë sa më të lehtë fushëpamjen e automjeteve.

-Gjithashtu kubatura e kateve të nëntokes është e lartë dhe me soletë flat slab pa trarë në mes.

-Sipërfaqja e lirë në perëndim të objektit është shfrytëzuar për hapësira rekreative dhe shplodhëse. Hapësirat e gjelbërta janë të plotësuara me shkurre dekorative dhe pemë të larta dhe përgjatë pasazheve do të ketë stola druri.

-Konstruksioni i objektit është me sistem beton-arme dhe mure me tulla. Soletat e kateve janë me soletë monolite pa trarë në mes sistemi zvicerian flat slab. Marka të larta 370 për soletën.

-Rëndësi i është kushtuar dhe rrjetit të aspirimit dhe të kondicionimit duke i bërë aspirimin e kuzhinave me linjë të veçantë për çdo apartament.

Planimetria
Ndarjet e brendshme te apartamenteve jane te organizuara ne apartamente 1+1, 2+1, 3+1. Të gjitha apartamentet janë projektuar dhe zbatuar sipas normave të projektimit të banesave të legjislacionit në fuqi.


style>.gmap_canvas {overflow:hidden;background:none!important;height:430px;width:width:100%;}
kaso-palazzo-1-galeria-01
kaso-palazzo-1-galeria-07
kaso-palazzo-1-galeria-08
kaso-palazzo-1-galeria-10
kaso-palazzo-1-galeria-11
kaso-palazzo-1-galeria-12
kaso-palazzo-1-galeria-13
PALAZZO1
PALAZZO1-1
kaso-palazzo-1-galeria-03
kaso-palazzo-1-galeria-04
kaso-palazzo-1-galeria-05
kaso-palazzo-1-galeria-06

Palazzo Viridario 1 është një ndërtesë rezidenciale me një siperfaqe totale ndërtimi 10395 m2. Nisi në 2017 dhe përfundoi në vitin 2021. Ndërtesa me 2-8-10 kate mbi bazament, dy prej te cilave jane te dedikuara për aktivitete tregtare dhe 3 kate nëntoke janë hapësira parkimi. Projekti është i një rëndësie të veçantë për standartet e larta të cilësisë qe kemi aplikuar gjatë gjithe proçesit të ndërtimit.

-Objekti është ndërtuar me betone të markave të larta ku theksohet M370 për soletat dhe M450, M500 për kolonat.

-Fasada e objektit është fasadë e ventiluar me pllakë qeramike HT (pllakë vetlarje), ku me shiun e parë dhe të dytë pllaka kthehet në gjendjen fillestare. Fasada është projektuar si fasadë e ventiluar me veshje strukturale me shtresë termoizolimi dhe pllaka qeramike HT ( high tech). Për shkak të dendësisë së dhomave të apartamenteve, fasada përmban një numër të lartë të dritareve, ku synimi i dizenjimit të fasadës është krijimi i një ritmi të rregullt të çarjeve dhe grupimi i tyre në module lehtësisht të lexueshme.

Muret ndares dhe perimetrale

Muret ndarës mes ambienteve propozohen me 2 shtresa tulle anësore dhe material izolues lesh guri. Avantazhi kryesor i kësaj teknologjie është izolimi akustik, duke shmangur kalimin e zërave apo zhurmave nga një ambient në tjetrin. Një detaj shumë i rëndësishëm është vendosja e membranës protofonike nën mure. Ky shirit shmang kontaktin e drejtpërdrejtë të murit me soletën dhe bllokon kalimin e valëve akustike mes tyre, duke shmangur fenomenet e kalimit të tingujve nga njëri kënd i ndërtesës në tjetrin,ndersa veshja me poliuretan nën shtresat niveluese shmang përcjelljen e zhurmave nga njëri kat në tjetrin.

-Projekti konstruktiv është i realizuar me soleta të rrafshëta pa trare në mes të quajtura “flat slab” ku vlen për t’u theksuar  sipërfaqja e objektit e pastër dhe estetike.

-Në altimetri objekti ndahet në 3 katet e nëntokës që do të përdoren për parkim, kati përdhe që do të shfrytëzohet për ambiente tregtare, kati i parë mbitokë që do të funksionojë për zyra dhe nga kati dytë deri në të nëntin do të jenë ambiente banimi. Katet e parkimit janë të sfazuara nga njeri tjetri me gjysëm kat dhe me një rampe lidhëse shumë të gjerë dhe pjerrësi shumë të ulët.

-Katet e nëntokës janë të ndërtuara me të gjitha sinjalistikat e nevojshme të saj dhe me ndriçues luminishent për ta bërë sa më të lehtë fushëpamjen e automjeteve.

-Gjithashtu kubatura e kateve të nëntokes është e lartë dhe me soletë flat slab pa trarë në mes.

-Për shkak se volumet e kateve nëntokë të parkimit janë të sfazuara, 2 prej ashensorëve shkojnë deri në katin e 3 të nëntokës ndërsa i treti fillon në nivelin e katit përdhe.

-Sipërfaqja e lirë në perëndim të objektit është shfrytëzuar për hapësira rekreative dhe shplodhëse. Hapësirat e gjelbërta janë të plotësuara me shkurre dekorative dhe pemë të larta dhe përgjatë pasazheve do të ketë stola druri.

-Konstruksioni i objektit është me sistem beton-arme dhe mure me tulla. Soletat e kateve janë me soletë monolite pa trarë në mes sistemi zvicerian flat slab. Marka të larta 370 për soletën.

-Rëndësi i është kushtuar dhe rrjetit të aspirimit dhe të kondicionimit duke i bërë aspirimin e kuzhinave me linjë të veçantë për çdo apartament.

Ndarjet e brendshme te apartamenteve jane te organizuara ne apartamente 1+1, 2+1, 3+1. Të gjitha apartamentet janë projektuar dhe zbatuar sipas normave të projektimit të banesave të legjislacionit në fuqi.


style>.gmap_canvas {overflow:hidden;background:none!important;height:430px;width:width:100%;}
18320710_1674522216185698_8067888101019231131_o

Ndërtime cilësore ku në të cilin pjesa e rifiniturave dhe punimet e brendshme janë ndërtuar nga Kaso Construction Shpk. Stafi ynë është kujdesur për përdorimin e teknologjisë së fundit në fushën e ndërtimit në një objekt që ofron në total 22 dhoma, një dhomë takimesh, bar restorant , SPA dhe pishinë të mbyllur.

Kaso Construction Shpk ka si synim kryesor cilësinë dhe korrektesinë në ndërtimin e godinave me objekt banimi, shërbimi, hoteleri, stacione elektrike, rikonstruksione rrugësh dhe objektesh, mirëmbajtje etj.

IMG_5761
20141011_103029

Objekt banimi me 8 kate banimi, 1 kat parkim dhe 1 kat dyqanë, i ndërtuar ne partneritet me NMR shpk.

Në një nga objektet tona është projekti i parë unik i Smart Home që është pjesë e projekteve të dizenjuara nga ARTECH-IT. Sistemet e menaxhimit funksional të një apartamenti përfshin bravën e derës elektronike e cila komandohet në distancë, sensorët kundër zjarrit, kamerat me sensor dhe menaxhimi e harxhimi i energjisë, komandimi ndriçimit nëpërmjet zërit etj. Të gjitha këto, KASO Construction shpk i ofron nëpërmjet bashkëpunimit me kompaninë ARTECH-IT e cila është një kompani angleze që operon në tregun europian dhe së fundmi në Shqipëri.

6
IMG_2778
9

Objekt i ndërtuar nga Kaso Construction & Ales Konstruksion shpk.
Objekti ndodhet tek rruga “Thoma Koxhaj” (Pallatet Çabej)
Me një sipërfaqe totale ndërtimi prej 16800 m2, objekti përfshin 1 kat parkimi nëntokësor, 1 kat dyqane dhe 10 kate banimi.
Cilësia e ndërtimit është e një standarti me parametra bashkëkohorë.

IMG_5644
20141217_133805

Objekt i ndërtuar nga Kaso Construction dhe A&EM shpk. Objekti ndodhet tek rruga “Sotir Gura”. Punimet filluan në vitin 2012 për të përfunduar 2 vite më vonë, në vitin 2014. Me një sipërfaqe totale ndërtimi prej 7800 m2, objekti përfshin 1 kat nëntokë për parkim, 1 kat dyqane dhe 8 kate banimi.

Back Camera

Objekti përfshin 2 kate nëntoke, një kat dyqane dhe 6 kate banimi. Ndërtimi ka standartet më të larta, të projektuar dhe të ndërtuara sipas kërkesave të tregut. Projektet e medha të ndërtimit janë ndërmarrje komplekse, shpesh të përfshirë dhjetëra nënkontraktorë dhe furnizues, paisje dhe shërbime, orkestrimi i operacioneve të tilla kërkon ndertimin e klasit të parë të menaxhimit, gjë nga e cila identifikohet KASO Construction.

https://kasogroup.al/wp-content/uploads/sites/4/2021/03/Kaso-Construction-new.png

Copyright by KASO Construction. All rights reserved | Designed by E.M