Palazzo Viridario 2 është një ndërtesë rezidenciale me 19 apartamente dhe me një sipërfaqe totale ndërtimi 3743m2. Projekti me 2, 6, 7, 8 dhe 9 kate banimi ka 2 kate parkim nëntokë.
Është një projekt i cili me pozicionimin e tij në kryqëzim të rrugës “Ndreko Rino” me rrugën “Margarita Tutulani” favorizon bizneset duke ofruar hapësira me dritë dhe vizibilitet maksimal përmes vetratave në lartesinë e katit.
-Objekti është ndërtuar me betone të markave të larta ku theksohet M370 për soletat dhe M450, M500 për kolonat.
-Fasada e objektit është fasadë e ventiluar me pllakë qeramike HT, pllakë me aftësi vetlarje ku me reshjen e parë të shiut, kthehet në gjendje fillestare. Fasada është projektuar si fasadë e ventiluar me veshje strukturale me shtresë termoizolimi dhe pllaka qeramike HT ( high tech). Fasada përmban një numër të lartë të dritareve, ku synimi i dizenjimit të fasadës është krijimi i një ritmi të rregullt të çarjeve dhe grupimi i tyre në module lehtësisht të lexueshme.
Muret ndares dhe perimetrale
Muret ndarës mes ambienteve propozohen me 2 shtresa tulle anësore dhe material izolues lesh guri. Avantazhi kryesor i kësaj teknologjie është izolimi akustik, duke shmangur kalimin e zërave apo zhurmave nga një ambient në tjetrin. Një detaj shumë i rëndësishëm është vendosja e membranës protofonike nën mure. Ky shirit shmang kontaktin e drejtpërdrejtë të murit me soletën dhe bllokon kalimin e valëve akustike mes tyre, duke shmangur fenomenet e kalimit të tingujve nga njëri kënd i ndërtesës në tjetrin,ndersa veshja me poliuretan nën shtresat niveluese shmang përcjelljen e zhurmave nga njëri kat në tjetrin.
-Projekti konstruktiv është i realizuar me soleta të rrafshëta pa trare në mes të quajtura “flat slab” ku vlen për t’u theksuar sipërfaqja e objektit e pastër dhe estetike.
-Kati përdhe që do të shfrytëzohet për ambiente tregtare, kati i parë mbitokë që do të funksionojë për zyra dhe nga kati dytë deri në të nëntin do të jenë ambiente banimi. Katet e parkimit janë të sfazuara nga njeri tjetri me gjysëm kat dhe me një rampe lidhëse shumë të gjerë dhe pjerrësi shumë të ulët.
-Katet e nëntokës janë të ndërtuara me të gjitha sinjalistikat e nevojshme të saj dhe me ndriçues luminishent për ta bërë sa më të lehtë fushëpamjen e automjeteve.
-Gjithashtu kubatura e kateve të nëntokes është e lartë dhe me soletë flat slab pa trarë në mes.
-Sipërfaqja e lirë në perëndim të objektit është shfrytëzuar për hapësira rekreative dhe shplodhëse. Hapësirat e gjelbërta janë të plotësuara me shkurre dekorative dhe pemë të larta dhe përgjatë pasazheve do të ketë stola druri.
-Konstruksioni i objektit është me sistem beton-arme dhe mure me tulla. Soletat e kateve janë me soletë monolite pa trarë në mes sistemi zvicerian flat slab. Marka të larta 370 për soletën.
-Rëndësi i është kushtuar dhe rrjetit të aspirimit dhe të kondicionimit duke i bërë aspirimin e kuzhinave me linjë të veçantë për çdo apartament.
Planimetria
Ndarjet e brendshme te apartamenteve jane te organizuara ne apartamente 1+1, 2+1, 3+1. Të gjitha apartamentet janë projektuar dhe zbatuar sipas normave të projektimit të banesave të legjislacionit në fuqi.
style>.gmap_canvas {overflow:hidden;background:none!important;height:430px;width:width:100%;}