Palazzo Viridario 1

kaso-palazzo-1-galeria-01
kaso-palazzo-1-galeria-07
kaso-palazzo-1-galeria-08
kaso-palazzo-1-galeria-10
kaso-palazzo-1-galeria-11
kaso-palazzo-1-galeria-12
kaso-palazzo-1-galeria-13
PALAZZO1
PALAZZO1-1
kaso-palazzo-1-galeria-03
kaso-palazzo-1-galeria-04
kaso-palazzo-1-galeria-05
kaso-palazzo-1-galeria-06

Palazzo Viridario 1 është një ndërtesë rezidenciale me një siperfaqe totale ndërtimi 10395 m2. Nisi në 2017 dhe përfundoi në vitin 2021. Ndërtesa me 2-8-10 kate mbi bazament, dy prej te cilave jane te dedikuara për aktivitete tregtare dhe 3 kate nëntoke janë hapësira parkimi. Projekti është i një rëndësie të veçantë për standartet e larta të cilësisë qe kemi aplikuar gjatë gjithe proçesit të ndërtimit.

-Objekti është ndërtuar me betone të markave të larta ku theksohet M370 për soletat dhe M450, M500 për kolonat.

-Fasada e objektit është fasadë e ventiluar me pllakë qeramike HT (pllakë vetlarje), ku me shiun e parë dhe të dytë pllaka kthehet në gjendjen fillestare. Fasada është projektuar si fasadë e ventiluar me veshje strukturale me shtresë termoizolimi dhe pllaka qeramike HT ( high tech). Për shkak të dendësisë së dhomave të apartamenteve, fasada përmban një numër të lartë të dritareve, ku synimi i dizenjimit të fasadës është krijimi i një ritmi të rregullt të çarjeve dhe grupimi i tyre në module lehtësisht të lexueshme.

Muret ndares dhe perimetrale

Muret ndarës mes ambienteve propozohen me 2 shtresa tulle anësore dhe material izolues lesh guri. Avantazhi kryesor i kësaj teknologjie është izolimi akustik, duke shmangur kalimin e zërave apo zhurmave nga një ambient në tjetrin. Një detaj shumë i rëndësishëm është vendosja e membranës protofonike nën mure. Ky shirit shmang kontaktin e drejtpërdrejtë të murit me soletën dhe bllokon kalimin e valëve akustike mes tyre, duke shmangur fenomenet e kalimit të tingujve nga njëri kënd i ndërtesës në tjetrin,ndersa veshja me poliuretan nën shtresat niveluese shmang përcjelljen e zhurmave nga njëri kat në tjetrin.

-Projekti konstruktiv është i realizuar me soleta të rrafshëta pa trare në mes të quajtura “flat slab” ku vlen për t’u theksuar  sipërfaqja e objektit e pastër dhe estetike.

-Në altimetri objekti ndahet në 3 katet e nëntokës që do të përdoren për parkim, kati përdhe që do të shfrytëzohet për ambiente tregtare, kati i parë mbitokë që do të funksionojë për zyra dhe nga kati dytë deri në të nëntin do të jenë ambiente banimi. Katet e parkimit janë të sfazuara nga njeri tjetri me gjysëm kat dhe me një rampe lidhëse shumë të gjerë dhe pjerrësi shumë të ulët.

-Katet e nëntokës janë të ndërtuara me të gjitha sinjalistikat e nevojshme të saj dhe me ndriçues luminishent për ta bërë sa më të lehtë fushëpamjen e automjeteve.

-Gjithashtu kubatura e kateve të nëntokes është e lartë dhe me soletë flat slab pa trarë në mes.

-Për shkak se volumet e kateve nëntokë të parkimit janë të sfazuara, 2 prej ashensorëve shkojnë deri në katin e 3 të nëntokës ndërsa i treti fillon në nivelin e katit përdhe.

-Sipërfaqja e lirë në perëndim të objektit është shfrytëzuar për hapësira rekreative dhe shplodhëse. Hapësirat e gjelbërta janë të plotësuara me shkurre dekorative dhe pemë të larta dhe përgjatë pasazheve do të ketë stola druri.

-Konstruksioni i objektit është me sistem beton-arme dhe mure me tulla. Soletat e kateve janë me soletë monolite pa trarë në mes sistemi zvicerian flat slab. Marka të larta 370 për soletën.

-Rëndësi i është kushtuar dhe rrjetit të aspirimit dhe të kondicionimit duke i bërë aspirimin e kuzhinave me linjë të veçantë për çdo apartament.

Ndarjet e brendshme te apartamenteve jane te organizuara ne apartamente 1+1, 2+1, 3+1. Të gjitha apartamentet janë projektuar dhe zbatuar sipas normave të projektimit të banesave të legjislacionit në fuqi.


style>.gmap_canvas {overflow:hidden;background:none!important;height:430px;width:width:100%;}
Vendndodhja:
Rruga Ndreko Rino
Kate mbitokë:
2, 8 dhe 10
Kate nëntokë:
3
Fillimi i punimeve:
2017
Përfundimi i punimeve:
2021
Sipërfaqe ndërtimi:
10395 m2
I DISPONUESHËM 3D:
SHIKO 3D
https://kasogroup.al/wp-content/uploads/sites/4/2021/03/Kaso-Construction-new.png

Copyright by KASO Construction. All rights reserved | Designed by E.M